KRYEFAQJA » LAJME » Libri “Njeriu dhe demokracia” promovohet në Tiranë

Libri “Njeriu dhe demokracia” promovohet në Tiranë

Një ndërthurje e dokumenteve të Kishës Katolike me filozofinë, historinë, por edhe debatin për ligjin dhe shtetin e së drejtës është libri “Njeriu dhe Demokracia”. Autori, famullitar i Kishës Katolike të Kosovës Don Mikel Sopi, promovoi të premten në kryeqytet vepren ku ndau eksperiencën e tij me studiues e dashamires së librit. Për studiuesit libri i don Mikel Sopit përbën një risi në letërsinë shqiptare. Don Mikel Sopi artikulon me detaje dhe në mënyrë të kujdeshmë një sërë temash në librin e tij duke nisur nga ekonomia e duke vazhduar me tej me etikën, filozofinë teologjinë dhe historinë. Në librin e tij ai na sjell një mendësi të re për të ndërtuar themelet e një shoqërie me sistemin e vlerave njerëzore që i shërben kohës zhvillimit dhe orientojnë pozitivisht edhe fenë edhe njeriun.

(Visited 377 times, 7 visits today)
Sicred