KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Libri në “dyluftim” me teknologjinë dhe internetin

Libri në “dyluftim” me teknologjinë dhe internetin

Libri po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë teknologjisë dhe internetit. Një tregues për këtë është dhe numri i anëtarëve të bibliotekave. Në Kukës numri i tyre në 10 vitet e fundit është përgjysmuar. E në këtë shifër më të shumtit janë lexuesit e shtypit periodik.

Në vitin 2008, biblioteka “Agim Spahiu” e qytetit të Kukësit kishte 1300 anëtarë, ndërsa këtë vit, deri tani ka vetëm 510 anetarë. Por veç numrit të anëtarësisë ka ulje të ndjeshme të librave të lexuar. Nga 30 libra te lexuar për çdo anëtar në 2008-ën, sot 10 vjet me pas kjo mesatare është vetëm 10 libra në vit.

Për shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Ferri, i cili së fundmi i dhuroi bibliotekës së Kukësit 400 tituj librash, kjo situatë është e përkohshme.

Sicred