KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Libri i parë artistik i Bill Klinton
Libri i parë, liber artistik, Bill Klinton, kulture

Libri i parë artistik i Bill Klinton

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, po bashkëpunon me një romancier të njohur amerikan për të shkruar librin e tij të parë artistik. Romani, i cili titullohet “Presidenti është zhdukur”, do të kete si bashkautore Bill Klintonin dhe Xhejms Patersonin dhe do të dalë në treg në qershor të vitit 2018. Libri do të sjellë prapaskenat nga korridoret më të larta të pushtetit; do të tregoje edhe hollesi që vetëm një president mund t’i dijë, bënë të ditur botuesit që po bashkëpunojnë për nxjerrjen e veprës Alfred Knopf dhe Little Broën and Co. “Bashkëpunimi me presidentin Klinton është kulmi i karrierës sime”, tha shkrimtari Patterson. Bill Klinton i partisë demokratike, ka shërbyer dy mandate si president i Shteteve te Bashkuara.

Sicred