KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » LIBRA dorëzon në parlament ligjin për minimumin jetik

LIBRA dorëzon në parlament ligjin për minimumin jetik

Dy deputetët e LIBRA-s, forcës më të re politike në Shqipëri, ish deputetët socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dorëzuan në kuvend një nisëm  ligjore e cila ka të bëjë me zyrtarizimin e minumit jetik në Shqipëri. Sipas ligjvënëses Mimoza Hafizi minimuni jetik duhet  të jetë kusht për hartimin e politikave sociale shtetërore. “Me ndryshimet që propozojmë ne kërkojmë që shteti të ketë ambicjen që asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë të mos marri të ardhura më të pakta se sa minimumi jetik” tha zonja Hafizi nga salla e shtypit e parlamentit. “Përmes minimumit jetik do të përfitojnë me qindra mijë shqiptarë që sot jetojnë në varfëri ekstreme, do të përfitojnë mbi 400 mijë njerëz që marrin ndihmë ekonomike, qindra mijë pensionistë, qindra mijë të papunë dhe shqiptarë me aftësi të kufizuara”  tha deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi.

Sicred