KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Libi, sulm terrorist pranë xhamisë

Libi, sulm terrorist pranë xhamisë

Një sulm i dyfishtë ka shkaktuar një masakër gjatë natës në qytetin e Bengazit, një qytet në lindje të Libisë, ku janë vrarë 27 persona dhe janë plagosur 32 të tjerë ndërsa midis viktimave ka edhe eksponentë të lartë të vendit. Sulmi është kryer me dy makina bombë, të cilat u shpërthyen në lagjen al-Salmani ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhamia në fund të lutjes së mbrëmjes. Policia e zonës po heton për të gjetur autorin, i cili dyshohet se është terrorist i Revolucionit Bengazi, një koalicion militantësh islamikë. Në fillim, policia konfirmoi për 7 të vdekur dhe njëzet të plagosur, por bilanci u përkeqësua gradualisht ndërsa shumë nga të plagosurit vdiqën në spital.

Sicred