KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Liberalizimi i energjisë, nuk shtyhet afati

Liberalizimi i energjisë, nuk shtyhet afati

Nëse nuk kanë mundur të sigurojnë një kontratë të furnizimit me energji elektrike në tregun e liberalizuar deri në fund të shkurtit, bizneset që furnizohen me tensionin 35 kilovolt, nuk do të mbeten pa energji. Këto biznese do të furnizohen nga furnizuesi publik OSHEE, por me çmim të ndryshëm nga ai i deritanishmi.

Entela Çipa këshilltare e ministrit të infrastrukturës dhe energjisë thotë për RTSH se “Bazuar në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, të miratuar në vitin 2015, të gjithë konsumatorët e lidhur në tension të mesëm, sipas një grafiku, do të furnizoheshin jo më nga furnizuesi universal, pra kompania OSHEE, por nga furnizues të tjerë në tregun e parregulluar. Duke filluar nga 1 Janar 2018 kompania OSHEE njoftoi të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin 35 kilovolt që tanimë duhet të siguronin një furnizues në treg. Dhe kjo periudhë përfundonte në fund të muajit shkurt, pra një periudhë dy mujore, të cilën ligji e ka lënë për t’u furnizuar nga furnizuesi i mundësisë së fundit, që është kompania OSHEE, por me çmim të parregulluar tashmë. Këto subjekte nuk furnizohen më me një tarifë të miratuar nga ERE, por në bazë të një metodologjie, (të miratuar po nga ERE), por me çmim shumë transparent. OSHEE e blen vetëm për këta konsumatorë energjinë në treg, duke shtuar edhe tarifat e transmetimit dhe të shpërmdarjes dhe një detyrim administrative,  që është e përcaktuar, po ashtu, nga ERE” tha këshilltarja Entela Çipa.

Edhe pse afati ligjor për furnizim të liberalizuar ka kaluar, numërohen me gishtat e njërës dorë subjektet që kanë lidhur një kontratë me privatin. Këshilltarja e ministrit Entela Çipa e shpjegon kështu këtë fakt: “Pati një ngurim nga këta konsumatorë, pasi dihet se ky është një proçes që zgjat dhe që ndodh për herë të parë në vendin tonë, megjithëse konsumatorët e mëdhenj të lidhur me tensionin e lartë tashmë kanë dalë nga sistemi që në vitin 2011, por duhet të themi që edhe kompanitë furnizuese, duke qënë numër i vogël konsumatorësh, kanë hezituar edhe ata për të lidhur kontrata, edhe pse kemi kontrata (në një numër të vogël) të lidhur këto dy muajt e parë. Për këtë qëllim, me kërkesë të vetë konsumatorëve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) e shtyu afatin e kësaj periudhë tranzitore, që është zgjatur deri në dy vjet të tjerë, tashmë. Por konsumatorët nuk është se do stopojnë së dali në treg, ose do të kthehet mbrapa ky proces, por do të vijojnë të furnizohen me tarifa të parregulluara, nga kompania OSHEE dhe jo nga kompani apo furnizues privatë” tha zonja Çipa.

Sicred