KRYEFAQJA » LAJME » LIBE në PE, voton për liberalizimin e vizave për Kosovën
LIBE në PE, voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

LIBE në PE, voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Parlamentin Evropian, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e konsideruar se ajo ka mbetur e bllokuar në rajon. “Janë më të izoluarit në Ballkan, dhe është shumë e vështirë. Dua nga ju që të mbështesni Kosovën në luftën e saj për vizat dhe tani të votoni për liberalizimin e vizave për Kosovën” tha zonja Fajon.

Në një reagim të menjëhershëm në Tuiter Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn u shpreh se votimi pro liberalizimi të vizave për Kosovën nga Komiteti i Parlamentit Europian ishte  shumë pozitiv. “Shpresoj për një vendim të shpejtë të favorshëm dhe të merituar”  shkruan ai.