KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë, vritet vëllai i ish deputetit socialist
Lezhë, vritet vëllai i ish deputetit socialist

Lezhë, vritet vëllai i ish deputetit socialist

Një 48 vjeçar është gjetur i vrarë në makinën e tij në orët e para të mëngjezit në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Policia thotë se ai është Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vëllai ish deputetit socialist Arben Ndoka. Sipas saj, ka qenë një telefonatë anonime e cila ka njoftuar për atentatin. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por policia thotë se Aleksandër Ndoka nuk është person me precedentë penale. Ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës. Grupi hetimor po heton rreth ngjarjes ndërsa në mbështetje të policisë lokale janë dërguar edhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Sicred