KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë, “Summer storm”, arrestohen katër persona
Lezhë, "Summer storm", arrestohen katër persona

Lezhë, “Summer storm”, arrestohen katër persona

Policia e Lezhës njoftoi se ka finalizuar operacionin antidrogë nën emrin e koduar “Summer storm”. Bilanci është ndalimi në flagrancë i katër personave, Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë, Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë, Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë. Atyre u anë sekuestruar 200 kg lëndë narkotike mariuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri, me 7 fishekë, 2 automjete dhe 4 celularë.
Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Policia e Shtetit fton çdo qytetar të telefonojë në numrin falas 112, duke denoncuar apo ofruar të dhëna që ndihmojnë në goditjen e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend.

Sicred