KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë-Shkodër operacion antidroge, sekuestrohen 190 kg lëndë narkotike Marijuanë

Lezhë-Shkodër operacion antidroge, sekuestrohen 190 kg lëndë narkotike Marijuanë

Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit ka finalizuar operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “HORIZONT”. Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, u sekuestruan në total 190 kg lëndë narkotike Marijuanë , 4 persona u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim .Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë, Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë u arrestuan në Kurbin pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonin iu gjet 153.5 kg lëndë narkotike. Si bashkëpunëtor i tyre u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë .Ndërsa Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë u arrestua si posedues i 36.5 kg lëndë narkotike qe u gjet në fshatin Mërqi .

Sicred