KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë – Sekuestrohet toka tek “Rana e Hedhun”, u falsifikua dhe tjetërsua

Lezhë – Sekuestrohet toka tek “Rana e Hedhun”, u falsifikua dhe tjetërsua

Prokuroria thotë se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë në pemtore e tokë arë. Dhe më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Konkretisht, shtetasi Gj.C. është njohur si trashëgimtar i një sipërfaqeje në zonën e Ranës së Hedhun, me vendim gjykate të vitit 2006. Në Shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimtar i ligjshëm, është regjistruar në emër të personave të tjerë. Personat, në emër të të cilëve është regjistruar prona, nuk janë banorë të zonës së Mali të Rencit (Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. Prokuroria konstatoi fillimisht se parcelat janë regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë. Të gjitha këto prona janë regjistruar në ZVRPP Lezhë në periudhën Gusht-Shtator 2017. Hipoteka i ka regjistruar këto prona, pas rikonfirmimit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe Qarkut Lezhë. Në praktikat e regjistrimit, rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, në bazë të ligjit nr. 7501/1991. Por, siç rezultoi nga dokumentacioni i administruar në kuadër të proçedimit penal, këto parcela ishin të përjashtuara nga ndarja e tokës sipas ligjit të vitit 1991, pasi ato janë zona pyjore dhe ranore. Rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë.

Sicred