KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë, gjykata vendos “arrest shtëpiak’ për kreun e bashkisë dhe disa zyrtarë

Lezhë, gjykata vendos “arrest shtëpiak’ për kreun e bashkisë dhe disa zyrtarë

Gjykata e shkallës së parë në Lezhë, në përfundim të seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurise, vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nenkryetarin Enver Hafizi, kryetarin e Keshillit te Qarkut Lezhe, Gjok Ndoka si dhe 4 funksionarë të tjerë vendorë. Ata akuzohet se në bashkëpunim kanë tjetërsuar prona në bregdetin e Shëngjinit. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të arrestuarit, por gjykata vendosi sot arrestin me burg vetëm për juristin e bashkisë, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefin, me detyrën specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë. Ndërkohë që të shpallur në kërkim për të njëjtën çështje vijojnë të jenë edhe 11 persona të tjerë.
Vendimi i gjyqtarit të çështjes Artan Haradinaj, për ndryshimin e masës së arrestit është pritur me entuziazëm nga qindra mbështetësit, familajrë dhe afërm të tyrë të cilët prej tre ditësh protestojnë kundër këtyre arrestimeve duke i quajtur politike.
Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Sicred