KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT: Rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar
Leximi i librave në Shqipëri, sipas INSTAT

INSTAT: Rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar

Sipas INSTAT-it, rreth 1 milionë shqiptarë, që do të thotë më shumë se 1/3-ta e popullsisë sonë, nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar. Nga 2 milionë e 800 mijë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit. 102 mijë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit të kaluar. Por edhe leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar. Vetëm 583 mijë raportuan se lexojnë gazeta çdo ditë, duke përfshirë edhe leximet online. Edhe numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare për 2017-n gati u përgjysmua, zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në 2016”. Situatë kjo që ndihet e pohohet nga njerëzit edhe para mikrofonit. Por ka edhe librari, nga më të mëdhatë në Tiranë, që ofrojnë edhe kafe gratis për kë lexon një libër, në ndonjë rast paradoksalisht disa bare-librari vënë edhe muzikë të lartë që vetëm për lexim nuk janë, por mbledhin lexuesit kryesorë në kryeqytet, duke njohur rritje të numrit të blerësve të librave.