KRYEFAQJA » LAJME » Lëvizjet dhe largimet nga detyra në Prokuroritë e rretheve
Lëvizjet dhe largimet nga detyra në Prokurori

Lëvizjet dhe largimet nga detyra në Prokuroritë e rretheve

Prokuroria është kthyer në kryefjalë gjatë paradites të së martës. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një urdhëri që ka dhënë Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, për largimin nga detyra të kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina. Diçka e tillë ka shkaktuar edhe një lloj zhurme në media, pasi shkarkimi i Ginës vjen pak ditë pas pezullimit të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, nga detyra e drejtueses së mardhënieve me jashtë në organin e akuzës. Në vend të Ginës, si kryeprokuror i Përkohshëm i Elbasanit emërohet Ardjan Nezha. Por shkarkimi i Ginës nuk ka qenë i vetmi për drejtuesit e prokurorisë në rrethe. Po me urdhër të Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, janë larguar nga detyra edhe krerët e organit të akuzës në Fier e Kukës. Në Fier, Pali Deçolli zëvendësohet përkohësisht nga Fatmir Lushi. Ndërsa në Kukës, Artur Ismailukaj, zëvendësohet nga Alketa Nushi. Përvec këtyre lëvizjeve, ish drejtoresha e mardhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjitshme Rovena Gashi, ka paditur në Gjykatën Administrative Kryeprokuroren e Përgjitshme të Përkohshme, për shkelje të ligjit në urdhërin e shkarkimit të saj.

Sicred