KRYEFAQJA » LAJME » Lëvizja Për Universitetin: “Rrugaçë partiake” po dhunojnë studentët!
Tiranë, protestës së studentëve sot i bashkohen dhe gjimnazet

Lëvizja Për Universitetin: “Rrugaçë partiake” po dhunojnë studentët!

Lëvizja Për Universitetin, e cila ka marrë përsipër përgjegjësinë për protestën aktuale të studentëve ka akuzuar ata që ajo i ka cilësuar si “rrugaçë partiake” se po dhunojnë studentët. Në një status në Fejsbuk Lëvizja Për Universitetin bën të ditur se studentë dhe veprimtarë “janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë”. Kjo lëvizje e ka drejtuar gishtin tek anëtarë të forumeve të Partisë Demokratike. “U bëjmë thirrje strukturave drejtuese të PD-së, si dhe kryetarit Lulzim Basha, që të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe metodat e tjera që synojnë intimidim dhe përçarje” shkruan Lëvizja Për Universitetin. Ajo u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. “Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, ç’ka nuk lë hapësirë për negociata” shkruhet në status.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com