KRYEFAQJA » LAJME » Lëvizja për ringritjen e PD-së, Bode: Jo përçarje!

Lëvizja për ringritjen e PD-së, Bode: Jo përçarje!

Janë të vendosur për të mos krijuar asnjë forcë tjetër politike, por të vazhdojnë të qëndrojnë në Partinë Demokratike, për ta demokratizuar atë. Edhe pse me devizën e bashkimit, ish deputetë dhe funksionarë të lartë të Partisë Demokratike si edhe antarë aktuale të kryesisë së saj, në platformën e bërë publike një ditë më parë, kërkojnë zgjedhje të reja në Partinë Demokratike përfshi edhe të Kryetarit, në një afat jo më vonë se 9 muaj.
Për anëtarët e lëvizjes për ringritjen e PD-së, gjithçka nis nga kryesimi, për sa kohë, Lulzim Basha sipas tyre është në krye të PD-së nga një proces jo i ndershëm zgjedhor më 22 korrik, duke 6-fishuar madje votat e anëtarësisë.
Ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode tha sot se lëvizja për ringritjen e PD-së do ti shkojë deri në fund nismës së saj për demokratizimin e kësaj force politikë. Zoti Bode tha sot për mediat se nuk kërkohet përçarje, as fraksione në selinë blu, por zgjedhje të ndershme brenda saj në çdo nivel, si dhe analizë reale, për ta bërë PD forcë fituese në gara. Zoti Bode tha se nëse Basha nuk do të reflektojë atëhere përfaqësuesit e kësaj lëvizje do të nisin takimet me bazën e Partisë Demokratike.
Lëvizja për ringritjen e PD-së, kërkon një analizë të thellë të zhvillimeve brenda saj sikundër të humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Edhe pse aktualisht PD-ja e Lulzim Bashës është e përfshirë në këtë proces, kjo lëvizje kërkon përfshirje përmes komisioneve me përfaqësim të balanacuar, duke theksuar se janë kundër krijimit të fraksioneve. “Nuk kërkojmë as fraksione dhe as përfaqësime të cilësuara” tha zoti Bode. “Kërkojmë që ne të jemi pjesë e barabartë e PD me të drejtën për të votuar dhe për tu votuar” tha ai.
Ndërkohe selia blu ka përcjellë në heshtje këtë iniciative, me sa duket në pritje që ajo të zyrtarizohet. Në bisedën që më herët zhvilloi me gazetarët Astrit Patozi, tha se kjo iniciative do të formalizohet, edhe pse beson se politika zhvillohet me akte publike. Zoti Patozi tha se shpreson në reflektimin e Bashës, duke argumentuar se kanë qëllim bashkimin e PD-së. Në të kundërt theksoi ish nën kryetari i demokratëve, do të dalin në terren për të takuar anëtarësinë e demoktrateve në mbarë vendin.
Ish nën kryetarja e demokratëve Jozefina Topalli, nuk është bërë pjesë e kësaj lëvizje, duke shmangur edhe komentet publike në lidhje me të.
Në heshtje i ka përcjellë këto zhvillime edhe ish kryetari dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha, i cili ka theksuar se i ka mbyllur betejat e tij politike, me dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013-ës.

Përgatiti Anisa Kadesha

Sicred