KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lëv: Gjermania synon ta fitojë Botërorin dhe jo thjesht ta mbrojë atë!
Lëv: Gjermania synon ta fitojë Botërorin dhe jo thjesht ta mbrojë atë!

Lëv: Gjermania synon ta fitojë Botërorin dhe jo thjesht ta mbrojë atë!

Pavarsisht se bari ishte disa milimetra më shumë se çdo të kishte dëshiruar trajneri Joakim Lëv, Gjermania ka nisur seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të CSKA-së së Moskës, në një atmosferë përgjithsësisht të qetë. Pas disa ushtrime pasimesh apo disa ndeshjeve të vogla me pak lojtarë, futbollistët vijojnë të zbavitin 300 e ca tifozët e pranishëm në seancën stërvitore. Kësisoj, kampionët në fuqi të botës kanë nisur tanimë Botërorin e tyre, por natyrshëm, presioni rreth e rrotull tyre po rritet.
Gjermania kërkon të bëhet përfaqësuesja e parë, që nga Brazili i 1962-shit, që synon të mbrojë titullin e kampiones së botës. Ajo ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe një trajner po ashtu të spikatur dhe të gjithë janë të vendosur t’i tejkalojnë pritshmëritë dhe fitojnë prapë kurorën e më të mirës së botës. Përtej çështjes së fotos së shumëpërfolur të Mesut Ëzillit dhe Ilkaj Gyndodganit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, edhe trajneri i Gjermanisë ka kërkuar që fokusi i futbollistëve, por edhe i opinionit publik të përqendrohet tek loja e luajtur. “Sa më shumë të zgjasë Botërori në Rusi, aq më shumë do të zvogëlohet roli i çështjeve të jashtme dhe ky është një efekt psikologjik, thotë psikologu i sportit, Dr. Jan Klainert. – Sa më tepër t’i afrohem synimit, aq më shumë përqendrohem tek ai.” Sikundër e theksoi edhe vitin e shkuar, trajneri Joakim Lëv synon që Gjermania ta fitojë Botërorin dhe jo thjesht ta mbrojë atë. Forma e kampionëve të botës para “Rusi 2018” ka lënë për të dëshiruar, por Gjermania është nga ato skuadrat që nuk ke luksin ta nënvlerësosh.

Sicred