KRYEFAQJA » LAJME » Letra e Llallës, ambasadori i SHBA takon kreun e shtetit
Letra e Llallës, ambasadori i SHBA takon kreun e shtetit

Letra e Llallës, ambasadori i SHBA takon kreun e shtetit

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka shkuar paraditen e të enjtes në selinë e presidencë në një takim me presidentin Ilir Meta, besohet me kërkesë të vetë diplomatit amerikan. Kjo pasi Presidenti Meta për këtë takim ka anulluar edhe axhendën ditore që parashikonte një vizitë në Elbasan. Nuk ka asnjë detaj për bisedën mes kreut të shtetit dhe ambasadorit amerikan, por mendohet se tema kanë qenë zhvillimet e një dite më parë, kur në media u publikua një letër që ish kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte dërguar Kongresit Amerikan verën e kaluar. Sipas letrës përmbajtja e së cilës ende nuk është botuar, ambasadori Lu i ka kërkuar ish kryeprokurorit Llalla në një takim, arrestimin e zotit Meta, në atë kohë kryetar i parlamentit, pas shpërthimit të çështjes CEZ-Dia. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadorit Lu, që e konsideroi ish prokurorin Llalla gënjeshtar dhe zyrtar të korruptuar që rrezikon burgun. Nga ana e tij zoti Meta nuk ka reaguar zyrtarisht.

Sicred