KRYEFAQJA » LAJME » Leonardo Frrokaj, kthimi triumfator i mundësit të ri

Leonardo Frrokaj, kthimi triumfator i mundësit të ri

Pritja 8-mujore e familjarëve, e të afërmve, shokëve të sportit, por edhe e dashamirësve të tij ka marrë fund të shtunën.
Mundësi 18-vjeçar, Leonardo Frrokaj, ka zbritur në Rinas me këmbët e tij, duke kurorëzuar një rikthim të pabesueshëm njerëzor.
Në javën e parë të nëntorit të vitit të shkuar, në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 17 vjeç në mundje, Frrokaj pati humbur ndjenjat gjatë garimit duke dëmtuar vertebrat e qafës. Ai është transportuar me helikopter në Ljubljanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.
Përgjatë 8 muajve që vijuan, Frrokaj ka kaluar nga gjendja e komës, nëpër një proces të dhimbshëm dhe të gjatë rekuperimi, për të ardhur në këtë ditë, kur ai qëndron mbi këmbët e tij, natyrisht ndihmën e pajisjeve mbështetëse, duke sfiduar edhe parashikimet e mjekëve.
Natyrshëm që i gjithë ky rrugëtim dhe kjo pritje e ngrohtë e kanë prekur të riun, të tanimë nis rrugëtimin e shërimit të tij të plotë.

Sicred