KRYEFAQJA » LAJME » Leister fiton por pa Ranierin në stol

Leister fiton por pa Ranierin në stol

Nëse shikon ndeshjen Leister-Liverpul, atëherë mund të besosh me të vërtetë në teoritë se në futboll ekziston termi komplot. Pas 5 humbjeve radhazi por edhe 0 golave të shënuar, në ndeshjen e parë pa praninë e Kaludio Ranierit në stol, Leister rikthehet të luajë futbollin si një skuadër kompakte, ashtu siç ishte në sezonin e kaluar. Por falë edhe një Liverpuli të pamotivuar, dhelprat arrijnë të marrin tri pikët e rëndësishme, të cilat mund të ndikojnë në mbijetesën në Premier Ligën Angleze, sepse tashmë ndodhen në kuotën e 24 pikëve. Tifozët edhe njëherë kanë qenë në mbështetje të trajnerit Ranieri duke vendosur maskat me fytyrën e tij në King Pauer Stedium. Ndërsa një makinë funerali me kurora dhe mbishkrimin “Futbolli Vdiq kaloi përpara stdiumit. Brenda stadiumit ka patur edhe dhjetëra bandrola pro trajnerit që shkori historinë vetëm 8 muaj më parë. Me përjashtim të Kante, tashmë lojtar i Çelsit, Leister prezantohet në fushë me formacionin dhe modulin me të cilin fitoi titullin kampion të Anglisë në sezonin e kaluar. Dhelprat shfaqin në fushë që nga minuta e parë lojën e tyre me mentalitet fituesi, ashtu si në sezonin e kaluar. Ndërkohë që Liverpuli ishte thuajse inekzistent në fushë. Vardi rikthehet te goli, duke lënë pas dy qendërmbrojtësit kundërshtarë. Ky është edhe goli i parë për Leister në 2017. Më pas është Drinkuotër që shënon duke e mbyllur pjesën e parë 2-0. Edhe në të dytën, çdo gjë shkon sipas planeve të Leister. Eshtë sërish Vardi që shënon golin e tretë për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Më pas është Kutinjo që shkurton diferencën për Liverpulin. Pas kësaj fitoreje të kënaqur kanë mbetur edhe pronarët tajlandezë të leisterit, të cilët ishin prezent në tribunë.

Sicred