KRYEFAQJA » LAJME » Lehtësohen procedurat e dhënies së KMCAP
Lehtësohen procedurat e dhënies së KMCAP

Lehtësohen procedurat e dhënies së KMCAP

Ndryshimi vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë (KMCAP) të personave me aftësi të kufizuar ka filluar te zbatohet edhe në qarkun e Lezhës. Ata nuk paraqiten më fizikisht për të qenë pjesë e procedurës së vlerësimit pasi një gjë të tillë e bën komisioni i vlerësimit mbi bazën e dokomuntacionit. “Më vjen mirë të konstatoj se ka filluar të zbatohet procedura e re që kemi miratuar për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuar për përfitimin e pagesës që ju takon pas vlerësimit nga KMCAP. Siç po shohim sot këtu, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk paraqitet më pranë ambjenteve ku zhvillohen komisionimet nga KMCAP-të, ndryshe nga sa ndodhte më parë, por vendimi merret nga komisioni bazuar në dokumentacionin e dosjes së paraqitur, ndërsa përgjigja i dërgohet qytetarit në shtëpi nga administratori shoqëror në njësinë vendore ku banon”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu.
Vetëm me këtë hap të ndërmarrë, janë kursyer rreth 40 orë sorrollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milion lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.
Një tjetër letësi për procedurast e KMCAP është heqja e “malit të dokumenteve që kërkoheshin më parë.
“Personave me aftësi të kufizuar, për të aplikuar dhe komisionuar pranë  KMCAP-ve nuk ju kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 dokumente. Por një tjetër arsye pse ndërmorëm këtë reformë ishtë eleminimi i praktikave abusive dhe korruptive që ndodhnin në parë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Për ata që përfitojnë pagesa të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyroheshin të rikomisionoheshin çdo vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur rikomisionimin 3-5 vjet, duke ju kursyer personave me aftësi të kufizuar 16 orë sorrollatje për këtë shërbim.

Sicred