KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lehtësi tjetër për biznesin eksportues- Qeveria mban premtimin e bërë katër vite më parë

Lehtësi tjetër për biznesin eksportues- Qeveria mban premtimin e bërë katër vite më parë

Qeveria në detyrë realizon objektivin për përmirësimin e procesit të politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë, nëpërmjet dialogut mes përfaqësuesve të qeverisë, komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe grupeve të tjerë të interesuara.

Pas plot një dekade, koha kur Kuvendi ka miratuar ligjin përkatës, është bërë e mundur respektimi ligjor për ngritjen e këtij Komitetit Kombëtar të lehtësimit të Tregtisë, që ka si qëllim të adresojë gjithë problematikat që hasen në fushën e eksport/importeve mes vendit tonë dhe vendeve të tjera. Bëhet e mundur kështu, marrja e masave mbrojtëse për industrinë prodhuese vendase nga praktikat e pandershme të tregtisë ndërkombëtare.

Tashmë informacionet janë pjesë e Faqjes zyrtare të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, që u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale.

Bizneset vendase mund të ankimojnë kur dëmtohen nga tregtia me jashtë, kur ka kërcënim për dëm serioz të prodhuesve vendas, për shkak të këtyre importeve. Komiteti i mësipërm ka për detyrë të vlerësojë, në këtë rast, vëllimin e importeve, veçanërisht nëse ka pësuar një rritje të madhe në terma absolutë ose relativë ndaj prodhimit apo konsumit vendas, çmimin e importeve, nëse ka pasur ose jo një rënie të ndjeshme të çmimit, krahasuar me çmimin e një produkti të ngjashëm në Republikën e Shqipërisë etj.

Komiteti analizon ndikimin e importeve te prodhuesit vendas, që prodhojnë produkte të ngjashme ose konkurruese, ndikim që vjen nëpërmjet disa faktorëve ekonomikë si: prodhimi, produktiviteti, shfrytëzimi i kapacitetit, gjendjet, shitjet, pjesa e tregut, çmimet, fitim/humbjet, kthimi i kapitalit të vet, etj.

Sicred