KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lehtësi për biznesin, gati deklarimet online në dogana

Lehtësi për biznesin, gati deklarimet online në dogana

Doganat fillojnë të pranojnë deklarimet online nga biznesi. Duke filluar nga muaji maj 2017 ka nisur deklarimi/afishimi i të gjithë dokumenteve për deklarimin doganor online me disa biznese pilot. Burimet nga Dogana bëjnë me dije se synimi është që nga viti 2018 të kalohet në një doganë pa dokumente dhe deklarimi doganor online pritet të eliminojë shumë probleme ekzistuese. “ Është një proçedurë e re që përdoret në sistemin elektronik të deklarimit. Lidhet me depozitimin e deklarates, me të dhënat e deklarates direkt nëpërmjet sistemit pa qënë nevoja që të paraqitesh në sportel me letra në dorë. Në fazën e projektit pilot është parashikuar që të përfshihen edhe deklaruesit e drejtpërdrejtë. Është pjesë e atyre kompanive që përfaqësohen vetë dhe jo nëpërmjet agjensive doganore. Pastaj në fazën e dyte do të përfshihen edhe agjensitë doganore” tha Saimi Sinani Drejtor i Proçedurave.Sipas autoriteteve të doganës shqiptare, në portalin e-dogana, biznesi do të ketë informacion lidhur me tarifën, vlerësimet, dhe klasifikimet. Projekt pritet të jetë funksional rreth 6-mujorit të dytë të 2017. “Dokumentat që shoqërojnë mallin shfaqen të skanuara në sistem po kështu edhe autoritetet që monitorojnë në qëndër”. Bizneset kanë shqetësim të vazhdueshëm në pikëpamjen e vlerës doganore. Duke filluar nga viti tjetër, nëpërmjet deklarimit online, do të krijojnë një qendër e madhe evlerës, ku të mos ketë ndryshime të vlerës dhe klasifikimeve nga një doganier në tjetrin por ajo të jetë uniforme dhe standarde për gjithë territorin.

Sicred