KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”

“Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”

12 novela grafike, të cilat trajtojnë jo vetëm balada si Amaneti i Kostandinit, por edhe histori të ditëve të sotme, janë prezantuar në ekspozitën Strip Art Al, çelur në Qendrën Rinore në Tiranë. Gerta Oparaku, David Kryemadhi, Rei Pema janë disa nga artistët e kësaj ekspozite ku prezantohet kultura e zhanrit të noveles grafike, jo shumë i njohur dhe i shfrytëzuar pak në Shqipëri. Sipas organizatorëve, krahas anës figurative përdorimi i noveles grafike është një mënyrë e përparuar për t’u drejtuar problematikave kulturore, ekonomike, fetare dhe politike. Ekspozita vjen pas tri edicionesh të konkursit “Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”.

Sicred