KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Lee Sang-hyeok” lojtari më i mirë në e-Sports
"Lee Sang-hyeok" lojtari më i mirë në e-Sports

“Lee Sang-hyeok” lojtari më i mirë në e-Sports

“Faker”, i njohur me emrin “Lee Sang-hyeok”, është lojtari më i mirë në Ligën e Legjendave në botë dhe në Kore për Hyper-Wired. Ai gëzon famë dhe pasuri të ngjashme me lojtarët e basketbollit ose të bejsbollit. Faker, 22 vjeç, do të jetë një nga yjet më të mëdhenj në Lojërat Olimpike Rajonale të cilat do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Indonezi, ku e-Sports do të jetë për herë si sport pjesëmarrës. Kjo shënon një hap përpara në përpjekjet e videolojërave për t’u konsideruar si një sport i mirëfilltë, ndoshta edhe duke fituar një vend në Lojërat Olimpike në të ardhmen – një lajm i mirë për fuqitë botërore të e-Sports si Koreja e Jugut. Ky vend gëzon një internet ultra të shpejtë dhe një kulturë të jashtëzakonshme të tij. Madje edhe internet kafetë janë të pajisura me kompjutera të fuqishëm në të cilët ka shumë lojëra dhe ata që merren me e-Sports ushtrohen në çdo kohë.
“Lojtari i e-Sports” renditet ndër fëmijët me të ardhmen më të mirë intelektuale. Ai vjen i teti sipas një studimi të ministrisë së arsimit të nxënësve të shkollave fillore, i bërë vitin e kaluar. Madje ai mund të quhet si “shkencëtar”. Faker filloi të luajë video lojëra në shkollën fillore dhe shkëlqeu në Lidhjen e Legjendave – një lojë beteje në internet e paraqitur nga Riot Games në 2009. Ai braktisi shkollën e mesme pasi iu ofrua një punë si profesionist, duke bërë debutimin e tij në vitin 2013 e duke mundur lojtarët më të mirë njëri pas tjetrit, u bë i suksesshëm. Shumë firma kanë skuadrat e veta të e-Sports, ku Faker besohet të jetë paguar së paku me 2.6 milion dollarë. Vitin e kaluar, e-Sports u rendit sport i tretë më i popullarizuar në mesin e koreanojugorëve, të moshës 15-29 vjeç pas futbollit dhe bejsbollit. Me 25 milionë lojtarë, gati gjysma e popullsisë së Jugut është tregu i gjashtë më i madh në botë i videolojërave. Shumë lojtarë dhe trajnerë të Koresë së Jugut janë angazhuar për të punuar për skuadrat më të mira në të gjithë botën, duke përfshirë Kinën dhe dy tregjet më të mëdha të SHBA-së.

Sicred