KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lavrov: Sulmi ndaj Skripalit në interes të qeverisë së Britanisë ose forcave speciale britanike

Lavrov: Sulmi ndaj Skripalit në interes të qeverisë së Britanisë ose forcave speciale britanike

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh të hënën se helmimi i ish agjentit të dyfishtë Sergej Skripal, i cili jetonte prej kohësh në Britani, mund t’i leverdiste qeverisë britanike pasi kjo ngjarje e shpërqëndronte vëmendjen nga problemet e Breksit.
Sulmi i katër marsit ndaj Skripalit dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez të Salisburyt, çuan një një valë dëbimesh diplomatësh reciproke nga vendet perëndimore dhe Rusia si dhe i çuann marrëdhëniet në një prej niveleve më të ulëta që pas Luftës së Ftohtë. “Kjo mund të jetë në interes të qeverisë britanike e cila e gjeti veten në një situatë jo të rehatshme pasi dështoi në përmbushjen e premtimeve që i dha elektoratit rreth kushteve të Breksit” theksoi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një konference për shtyp dhënë në Moskë. Lavrov gjithashtu sugjeroi se helmimi i Skripalit dhe vajzës së tij mund të ishin në interesin e forcave speciale birtanike të cilat njihen për aftësitë e tyre të veprimit nëse u jepet leje për të vrarë. Ai shtoi se arsyet mund të jenë të shumta.
Britania e Madhe është shprehur se ka shumë mundësi që Rusia të jetë përgjegjëse për sulmin ndaj Skripalit, çka u mbështet edhe nga aleatët e saj perëndimorë. Por Rusia mohon të jetë e përfshirë dhe i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që t’i japë akses espertëve të saj që të shqyrtojnë agjentin nervor që u përdor gjatë sulmit, dhe për të cilin u tha se ishte i zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ministri i jashtë rus, gjithashtu këmbënguli se ekspertë seriozë dhe liderë të një numri të madh vendesh, kanë vënë në dyshim atë që Britania ka thënë për ngjarjen. Përsa Iipërket dy të lënduarve, Ministri i jashtëm rus u shperh se shpresonte që Sergej Skripal të ndiqte shembullin e së bijës dhe të përmirësohej. Lavrov gjithashtu mohoi se sulmi ishte i sofistikuar, duke shpjeguar se nëse do të kishte qenë i tillë, viktimat do të kishin vdekur menjëherë. “Nëse e kam kuptuar mirë, sulmet e sofistikuara çojnë në vdekje të menjëhershme” u shpreh ai.

Sicred