KRYEFAQJA » LAJME » Laser-i i vogël premton një kthesë në telekominikacion
Laser-i i vogël premton një kthesë në telekominikacion

Laser-i i vogël premton një kthesë në telekominikacion

Një laser i vogël, i ndërtuar në bazë të një dukurie shumë të rrallë fizike, premton një kthesë në botën e telekomunikacionit me mundësinë që të transportojë një sasi informacioni 10 herë më shpejt në krahasim me fibrat optike që përdorim sot. Është në gjendje që t’i bëjë kompjuterat akoma më të fuqishëm. Krijimi i tij është provuar të bëhet prej gati 90 vitesh, por vetëm tani është arritur të krijohet. Ai është përshkruar në revistën Nature, është ndërtuar në Universitetin e Kalifornisë në San Diego (SHBA), nga grupi i Ashok Kodigala-s.

Teoria për laser-in e ri, që është hedhur në vitin 1929 dhe është krijuar vetëm si model në vitin 1974, bazohet në një dukuri fizike që quhet BIC (Bound States in the Continuum – Gjendje Lidhjeje në Vazhdimësi), që tregon valë që mbesin “kufitare” në një sistem të hapur. Është një çrregullim sepse në një sistem të hapur valët kërkojnë të largohen, shpjegon fizikani italian Carlo Cosmelli, profesor i Universitetit “La Sapienza” të Romës. “Nëse marr një tel violine pa e lidhur në skaje, ai mund të tingëllojë në të gjitha frekuencat. Por nëse e lidh, ai dridhet duke prodhuar një notë të saktë”.

Laser-i i vogël mund të krahasohet me telin, i ndërtuar siç është me një cipë të hollë të bërë me materiale gjysmëpërçuese. Përbërja e tij mikroskopike të kujton një rrjet me ura dhe për këtë është shumë e qëndrueshme. Duke i dhënë energji cipës me një rreze laser me frekuencë të lartë, kërkuesit e kanë detyruar sistemin që të lëshojë një rreze laser me frekuencë të ulët, e njëjta që shërben për telekomunikacionet. “Ky laser ka shumë përparësi, vazhdon Cosmelli, sepse është një objekt shumë i vogël, i ushqyer nga një rrymë e ulët dhe me frekuencë të valës që mund të jetë e ndryshueshme, gjë e vështirë për ta përftuar nga laser-at e sotëm”.

Sicred