KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Las Vegasi përshpejton martesat
Las Vegasi përshpejton martesat

Las Vegasi përshpejton martesat

Las Vegasi është një ndër destiancionet e preferuara për ditën e Shën Valentinit si edhe për ceremonitë martesore, ndaj autoritetet që merren me çështjet e martesave kanë hapur një agjensi provizore në aeroportin “MekKarran”. Që prej së shtunës, kjo zyrë ka pasur fluks çiftesh. Ata shprehen se janë shumë të lumtur për këtë shërbim, pasi sipas tyre është shumë stresuese kur mbërrin në aeroport dhe më pas të duhet të shkosh në zyrën e qarkut për të ndenjur në pritje. Procesi është i shpejtë dhe praktik. Dhe mbi të gjitha kursehet kohë. Agjencia e përkohshme pritet të funksionojë deri më 17 shkurt. Lejet e martesave lëshohen në këmbim të  77 dollarëve amerikanë, siç zbatohet kudo në Las Vegas. Industria e dasmave në SHBA fiton më shumë se dy miliardë dollarë në vit. Dita e sotme, Shën Valentini, pritet të jetë dita e martesave të shumta në Amerikë, për arsye se është përpara fundjavës, por edhe sepse rastis të jetë dy ditë para Vitit të Ri kinez.

Sicred