KRYEFAQJA » LAJME » Largimi i Ronaldos nuk ndal fitoret e Realit
Largimi i Ronaldos nuk ndal fitoret e Realit

Largimi i Ronaldos nuk ndal fitoret e Realit

Reali i Madridit duke se ka gjetur kurën e duhur pas largimit të Cristiano Ronaldos. Skuadra e Lopeteguit arriti fitoren e dytë në po kaq javë, teksa mundi Gironën në transfertë me rezultatin 4-1. Vendasit janë vrasës që në fillim të sfidës kur Borja Garcia brenda zonës së rreptësisë mposht portierin Navas. Ndeshja vendoset në diktatin e Gironës deri në minutën e 38 kur gjithçka ndryshon. Asensio rrëzohet brënda zonës së rreptësise dhe kryesori akordon 11 metërsh. Nga pika e bardhë Sergio Ramos nuk gabon duke barazuar rezultatin. Pjesa e dytë nis me të njëjtën panoramë si e para. Asensio fiton një tjetër 11 metërsh dhe këtë herë është Benzema që realizon nga pika e bardhë. Pak minuta më vonë është Gareth Bale që trefishoi rezultatin ndërsa Benzema vulosi fitoren e madrilenëve 4-1 që kryesojnë sëbashku me Barcelonën me 6 pikë.
Në sfidën tjetër të javës së dytë, Sevilla dhe Villareali u ndanë në barazim pa gola. Në stadiumin Sanchez Pizjuan shumë pak raste të krijuara nga të dyja skuadrat. Andre Silva kishte rastin më të mirë për vendasit në pjesën e parë ndërsa në të dytën Ben Yedder goditi shtyllën. Në fund një pikë që kënaq të dy skuadrat.

Sicred