KRYEFAQJA » LAJME » Landfilli i Vlorës, 12 milionë euro hua nga KFW

Landfilli i Vlorës, 12 milionë euro hua nga KFW

Projekt-ligji, për financimin e programit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës është miratuar në komisionin e veprimtarisë. Për të bërë funksional landfillin e Vlorës qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 12 milion eurosh nga banka gjermane KFW. Ndërkohë që buxheti i Bashkisë së Vlorës është i kufizuar dhe të ardhurat do të mblidhen nga një tarifë që njihet si ajo e pastrimit . Landfilli do të ndërtohet në Sherrishtë të Vlorës dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 350 mijë tonësh me një perspektivë për zgjerim deri në 1 milion ton. Pjesë e investimit do të jenë edhe ndërtimi i sistemit të mbledhjes së gazrave , impianti i trajtimit të ujrave të ndotura dhe impianti i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme.

Sicred