KRYEFAQJA » LAJME » Lamtumira Sokol Bares! Në homazhe, mesazhe për sakrificën e zyrtarit të policisë

Lamtumira Sokol Bares! Në homazhe, mesazhe për sakrificën e zyrtarit të policisë

Në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit u mbajtën sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Prej orës 09:00 deri në orën 10:30, kolegë, miq dhe të afërm të tij i dhanë lamtumirën ish-kreut të policisë.

Sokol Baraj u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër në moshën 53 vjeçare.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, vlerësoi punën dhe kontributin e tij në policinë e shtetit.

Haki Çakom drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit) u shpreh: “Ka sakrifikuar gjithçka kur Shqipëria ishte në situata të jashtëzakonshme. Sokol Baraj dha të gjithë kontributin e vet në emër të policisë së shtetit ndaj edhe sot bëhen homazhe ndaj tij. Ngushëlloj familjen në këtë rast për ndarjen nga jeta para kohe të tij”.

Ish ministri i rendit, vlerësoi kontributin e tij në vitin 97′, por deklaroi se figura e tij nuk është trajtuar ashtu si e meriton.

Sokol Bare, ka punuar në SHIK deri në vitin 199, më pas largohet për shkak të reformës, dhe në 1997 emërohet zëvendësministër i Rendit, e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë. Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës.

Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.

Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 ku doli në lirim.

Sicred