KRYEFAQJA » LAJME » Lame për legalizimet: Presion ndërtuesve! Kujdes nga mashtruesit!
Ndërsa në terren po punohet për verifikimin e të gjithë pallateve të braktisura nga ndërtuesit, kreu i ALUIZNIT Artan Lame iu kërkoi hapur banorëve të ndërtesave të pahipotekuar të bëjnë presion ndaj ndërtuesve për legalizimin e shtesave pa leje. "T'ju bëjnë presion me sa është e mundur ndërtuesve, tu thonë: "Shko, shteti i hapi të gjitha mundësitë që objekti të legalizohet"" tha ndër të tjera zoti Lame. Para disa ditësh banorët e Njësisë Nr.7 në Tiranë njoftuan se sekserët kanë nisur të shfaqen në dyert e tyre duke u hequr si punonjës të ALUIZNI-t duke ju marrë para banorëve në këmbim të legalizimit të objekteve. I nxitur nga denoncimet dhe arrestimi më i fundit në Farkë, zoti Lame bëri thirrje për kujdes. "Mos ju zini besë personave që paraqiten në shtëpitë tuaja pa qenë të paisur me dokumentin përkatës të identifikimit të punonjësit të ALUIZNI-t. Mos ju hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument" tha zoti Lame. Ndërkohë, kreu i ALUIZNIT Artan Lame premtoi se muaji mars do mbyllet me 120 mijë legalizime të përfunduara në të gjithë vendin.

Lame për legalizimet: Presion ndërtuesve! Kujdes nga mashtruesit!

Ndërsa në terren po punohet për verifikimin e të gjithë pallateve të braktisura nga ndërtuesit, kreu i ALUIZNIT Artan Lame iu kërkoi hapur banorëve të ndërtesave të pahipotekuar të bëjnë presion ndaj ndërtuesve për legalizimin e shtesave pa leje. “T’ju bëjnë presion me sa është e mundur ndërtuesve, tu thonë: “Shko, shteti i hapi të gjitha mundësitë që objekti të legalizohet”” tha ndër të tjera zoti Lame.
Para disa ditësh banorët e Njësisë Nr.7 në Tiranë njoftuan se sekserët kanë nisur të shfaqen në dyert e tyre duke u hequr si punonjës të ALUIZNI-t duke ju marrë para banorëve në këmbim të legalizimit të objekteve. I nxitur nga denoncimet dhe arrestimi më i fundit në Farkë, zoti Lame bëri thirrje për kujdes. “Mos ju zini besë personave që paraqiten në shtëpitë tuaja pa qenë të paisur me dokumentin përkatës të identifikimit të punonjësit të ALUIZNI-t. Mos ju hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument” tha zoti Lame.
Ndërkohë, kreu i ALUIZNIT Artan Lame premtoi se muaji mars do mbyllet me 120 mijë legalizime të përfunduara në të gjithë vendin.

Sicred