KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lame: Një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar, rezulton e paregjistruar

Lame: Një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar, rezulton e paregjistruar

Në rinisje të polemikave mbi njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave kreu i ALUIZNI – it Artan Lame ka lëshuar një deklaratë të fortë. Sipas tij një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar, rezulton e parregjistruar. “Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501. Zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare. Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq” tha me ton zoti Lame.
Sipas kreut të ALUIZN-it ligji për pronat degradoi në vitin 2000. Kjo ka provokuar edhe shtimin e proceseve gjyqësore. Vetëm në Vlorë janë 450 gjyqe të veçanta për çdo rregjistrim. Pas zonës së Vlorës në sitë do të kalojnë pronat e Durrësit e Sarandës lajmëroi zoti Lame.

Sicred