KRYEFAQJA » LAJME » Lame: Masa ekstreme për ata që kanë braktisur palllatet e ndërtuara
Lame: Masa ekstreme për ata që kanë braktisur palllatet e ndërtuara

Lame: Masa ekstreme për ata që kanë braktisur palllatet e ndërtuara

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka bërë thirrje atyre që kanë ndërtuar pallate, por që më pas i kanë braktisur se kanë ende një javë kohë të përfshihen në procesin e legalizimit. Duke four në një dale para shtypit zoti Lame paralajmërori masa ekstreme. “Ne jemi përballur me vullnetin e shumë qytetarëve për ta çuar para procesin, por edhe me një pafundësi makinacionesh nga ndërtuesit për t’ju shmangur këtij procesi” tha zoti Lame. “Ju bëj thirrje për herë të fundit ndërtuesve, subjekteve apo personave që anë ndërtuar pallate, por që më pas i kanë braktisur, kanë ende 1 javë kohë për t’iu përgjigjur thirrjes sonë, tashmë mbi 1 vjeçare për tu impenjuar në procesin e legalizimit. Javën tjetër përmes një konference shtypi do të publikojmë masën ekstreme që do të ndërmarrim në interes të qytetarëve për këtë çështje” paralajmëroi kreu i ALUIZNI-it. Një vit më parë numëroheshin më shumë se 1300 pallate të braktisura nga ndërtuesit, por kjo shifër duhet të jetë më e lartë.

Sicred