KRYEFAQJA » LAJME » Lame : Jo leje ndërtimi për ata që nuk kanë bërë legalizime! Gati lista e zezë!
Lame : Jo leje ndërtimi për ata që nuk kanë bërë legalizime! Gati lista e zezë!

Lame : Jo leje ndërtimi për ata që nuk kanë bërë legalizime! Gati lista e zezë!

Subjektet e ndërtimit që nuk ka mbyllur procesin e legalizimit të ndërtimeve të tyre, nuk do të mund të marrin më leje ndërtimi. Paralajmërimi u bë nga kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame. Ai tha se lista e parë “zezë” me 341 emra do ti përcillet të mëkurën Bashkisë së Tiranës.”Janë të shumta subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun duke na sjellë vërdallë si institucion dhe qytetarët. Shohim që një pjesë e këtyre subjekteve të paraqiten tashmë pranë bashkive përkatëse dhe të aplikojën sërish për leje ndërtimi për të marrë më qafë të tjerë pronarë tokash e qytetarë. Ne do nisim t’u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve duke u kërkuar që këto shoqëri e persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer detyrimet e pa mbyllur procesin e legalizimit për objekte të ndërtuara prej tyre” tha zoti Lame.
Sipas kreut të ALUIZNI-t janë 1200 objekte të evidentuara me këtë problematike. “Janë mbi 1200 objekte deri tani të evidentuar dhe në procedura me ne dhe janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8181 banesa, 736 mijë m2 ndërtim. Është një shifër shumë e lartë, janë mbi 8 mijë familje që kanë legalizuar shtëpinë dhe dyqanet e tyre në këto pallate të braktisura vetëm brenda këtij viti. Vetëm në Tiranë janë 85 pallate të tjera që janë në procedurë e sipër. Në ragn republike gjysma e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje, që do të thotë që do të trokasin në dyert tona për t’u futur në procedurën e formalizimit të tyre” tha kreu i ALUIZNI-t Artan Lame.

Sicred