KRYEFAQJA » LAJME » Lala: Jemi të tronditur, nuk kemi asnjë konflikt personal!
Lala: Jemi të tronditur, nuk kemi asnjë konflikt personal!

Lala: Jemi të tronditur, nuk kemi asnjë konflikt personal!

Gazetarja e kronikës së zezë në News24 Klodiana Lala është shprehur se është e tronditur nga ngjarja e mëngjesit të së enjtes kur banesa e prindërve të saj prindërve është goditur me breshëri armësh. “Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal” shkruan ajo në Fejsbuk. “Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje” shkruan gazetarja Lala. Ajo shpreh falenderim për Ministrin e Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Sicred