KRYEFAQJA » LAJME » Lajmi i rremë dhe sfida për të vërtetën në media

Lajmi i rremë dhe sfida për të vërtetën në media

Verifikimi në më shumë se dy burime dhe të qenit të përgjegjshëm për gjithshka i komunikojmë publikut si lajm, është edhe çelësi për të patur lajme të besueshme, e ushtrim profesional të gazetarisë. Rrapo Zguri, pedagog në Universitetin e Tiranës, Departamenti për Komunikimin e Gazetarinë vlereson se : “Fake news, ose lajme të rreme, siç i themi ne në shqip, janë të pranishme. Mediat përpara se të botojnë duhet të bëjnë kontrolle të shumta” këshillon ai.
Ndërkohë që legjislacioni shqiptar nuk parashikon masa konkrete sa i takon këtij abuzimi me profesinin, eksperienca gjermane e Dojçe Veles, flet me terma konkrete edhe lidhur me kete detaj. Drejtuesja e Departamentit të Gjuhëve në këtë institucion Adelheid Feilcke, thotë se “Gjermania ka miratuar një ligj për të dërguar në gjyq rrjetet sociale nëqoftëse ata nuk i heqin lajmet e falsifikuara dhe gjoba mund të shkojë deri në 50 milionë euro”.
Çështje si mbivendosja e zyrave te shtypit të institucioneve politike mbi redaksite e informacionit, marrjave e lajmeve nga rrjetet sociale pa një kontroll, apo manipulimi i imazhit televiziv, përbënin disa prej çështjeve ngritur ne takimin që AMA zhvilloi me personalitete akademike e gazetarë në adresim të kësaj sfide reale.

Sicred