KRYEFAQJA » LAJME » Laeli, foshnja e parë për 2018
Laeli, foshnja e parë për 2018

Laeli, foshnja e parë për 2018

Fëmija i parë i vitit 2018 është një djalë i shëndetshëm me peshë 4 kg e 100gr. Ai quhet Lael dhe ka ardhur në jetë 1 minutë pas mesnate ne Maternitetin “Koco Gliozheni” në Tiranë. 60 sekonda pas tij ka ardhur në jetë një tjetër bebe e shëndetshme, Nadia, në maternitetin “Mbreteresha Geraldine” e cila e ka gezuar të atin pa fund duke e bërë baba për herë të tretë.
MNjë djalë, Laeli, në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe një vajzë, Nadia në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë dy fëmijët e parë të vitit, dy fëmijë të shëndetshëm, një ogur i mirë për këtë vit të ri që uroj të jetë i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu e cila vizitoi foshnjat dhe prindërti e tyre.
Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, viti 2018 do të jetë vitit i fëmijëve.
“Për ne fëmijët janë të parët ndaj viti 2018 do të jetë viti i fëmijēve me nisma shumë të rëndësishme të Ministrisë sonë sa i takon mirëushqyerjes dhe shëndetit të fëmijëve”, tha ministrja.
Të porsalindurit e vitit 2018 i ka vizituar dhe uruar edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili i ka dorezuar prindërve “çekun bebes”. Stafet e mjekëve në të dyja maternitetet konfirmojnë se të 15 lindjet e natës kanë shkuar mirë dhe bebet bashkë me nënat gëzojnë shëndet të plotë.

Sicred