KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Lactalis” tërhiqet nga tregu
“Lactalis” tërhiqet nga tregu

“Lactalis” tërhiqet nga tregu

Më shumë se 12 milionë kuti qumështi pluhur për foshnjat  që janë shpërndarë në rreth 83 shtete të botës janë tërhequr nga tregu për shkak të një skandali të bakterit të salmonelës që përfshiu kompaninë franceze të qumështit “Lactalis”. Produktet e qumështit janë ndaluar që prej muajit dhjetor, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë prodhimi. Padi të shumta janë ngritur nga prindërit të cilët deklaruan se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së qumështit. Kompania “Lactalis” është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë dollarësh.
Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidratim të një shkalle të lartë. Gjithashtu mund të jetë dhe një kërcënim i mundshëm për jetën, kryesisht te fëmijët e vegjël. Deri më tani janë raportuar 35 raste në Francë dhe një tjetër është konfirmuar në Spanjë. Ndërkohë në hetim është edhe një tjetër rast i mundshëm në Greqi.
Në një intervistë drejtuesit e Lactalis mohuan se firma kishte tentuar të fshehte skandalin në fabrikën e prodhimit. Kompania ka thënë se ndotja ishte shkaktuar nga rinovimi i fabrikës Celia në Francën veriperëndimore. Qeveria franceze paralajmëroi kompaninë se do të dënohet për këtë ngjarje.

Sicred