KRYEFAQJA » LAJME » Laçi-Flamurtari, të Shtunën, ora 14.00, në RTSH
Laçi-Flamurtari, të Shtunën, ora 14.00, në RTSH

Laçi-Flamurtari, të Shtunën, ora 14.00, në RTSH

Janë dy humbje radhazi dhe vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit për Flamurtarin, por, për trajnerin Shpëtim Duro, nuk ka nevojë për panik. Kryeqytetasi i stolit vlonjat e ka hedhur vështrimin tek sfida e së shtunës pasdreke me Laçin, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërkaq, për kreun e stolit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili ka folur para sfidës me Kamzën, pjesa e mbetur e sezonit ka vetëm një kryefjalë. I veçantë do të jetë dueli i së shtunës me Luftëtarin për trajnerin e Partizanit, Klevis Dalipin, i cili përmbush kështu një ëndërr dhe kërkon nga skuadra një fitore. Por homolologu i tij, Hasan Lika, është i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret Luftëtarin.Ndërkohë, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, kërkon nga skuadra të mos e nënvlerësojë Teutën. Pakult thotë: “Pavarësisht renditjes së kundërshtarit, nuk ka ndeshje të lehtë. Teuta do të vijë për të marrë rezultat pozitiv dhe besoj se ndaj nesh do të provojnë të luajnë në kundërsulm. E dimë se kanë në organikë lojtarë të rrezikshëm, por ne jemi përgatitur mirë gjatë javës dhe do të futemi në fushë me vetëbesimin për të fituar ndeshjen. Tashmë skuadra ka fituar mendësi fituese dhe në çdo përballje duam të marrim maksimumin, pavarësisht se nuk ia dalim përherë.” Të gjitha takimet e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore, luhen të shtunën.

Sicred