KRYEFAQJA » LAJME » Laboratori i drogës dhe tjetërsimi i pronave, RTSH zbardh dosjet dhe përgjimet
LABORATORI I DROGËS DHE TJETËRSIMI I PRONAVE; RTSH ZBARDH DOSJET DHE PËRGJIMET

Laboratori i drogës dhe tjetërsimi i pronave, RTSH zbardh dosjet dhe përgjimet

Megaoperacioni i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që solli zbulimin e 4 grupeve kriminale, lëshimin e urdhër arresteve për 44 personave dhe kapjen e 27 prej tyre, duke përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko, rezulton se është hetuar me detaje përmes përgjimeve telefonike, por edhe atyre ambientale, për një periudhë dy vjeçare.

Radio Televizioni Shqiptar ka zbardhur gjithë dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe përgjimet, në bazë të të cilave, janë vënë në pranga 27 personat, të cilët u përfshinë në laboratorin e drogës në Has, trafikimin e saj, por edhe tjetërsimin e pronave në Ranën e Hedhun e Kune të Lezhës.

Hetimi për Gjevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, për trafik droge, ka zbuluar dhe aferën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe tjetërsimin e pronave. Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. Nga përgjimet e Prokurorisë, spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili teksa flet me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt”, çka tregon besimin që ata kishin. Ndoka në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kanë kryer edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje te zyrtarët, korrupsion etj. Gjevi Ndoka rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku faktohet përfshirja e tij dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, për tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private. Gjatë përgjimeve grupi hetimor ka zbuluar një konflikt të rëndë të nisur në familjen Ndoka për një pronë afro 5000 m2 de facto me pronar Arben Ndokën. Ndoka ka kryer verifikime, nga ku ka rezultuar se kjo pronë nga familajrët e tij s’kishte kaluar në pronësi të tij, por të dhëndrit të Sandër Ndokës, vëllait të ndjerë të ish-deputetit. Kjo ka sjellë një konflikt ku ish-deputeti ka kërkuar që kjo tokë t’i hiqej dhëndrit të vëllait të tij e të rikthehej sërish në pronë shtet e më pas ai e dinte vetë si do vepronte për të fituar pronësinë. Ndër frazat e përgjimeve dëgjohet: “E keni bo, e o gabim i madh ky, e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë”.

Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë, ku në krye të kësaj organizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu. Është zbuluar nga përgjimet, se ata trafikonin lëndë narkotike nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroine. Nga përgjimet, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit, konkretisht Bledar Koçi,i cili ka prishur hetimet e organeve të rendit duke dekonspiruar tek anëtari i bandës së Shijakut, Hajri Seferi vendosjen e një aparature përgjimi për lëvizjet e tij.

Sa i përket çështjes se ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, organi i akuzës, ka zbardhur faktin, se shoferi i tij ka luajtur rolin e sekserit, për marrjen e ryshfetit, për transferimin e një të dënuari.

Sicred