KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “La La Land” fiton pesë trofe BAFTA

“La La Land” fiton pesë trofe BAFTA

“La La Land” ka rrëmbyer pesë trofe në edicionin e sivjetëm të ndarjes së çmimeve në ceremoninë e “British Academy of Film and Television Arts” apo shkurt BAFTA. Muzikali e fitoi çmimin për filmin më të mirë, aktoren më të mirë Ema Ston, regjisorin më të mirë Damien Shazel, muzikën më të mirë origjinale dhe çmimin e kinematografisë. “Mançesteri pranë detit” ishte fitues i dyfishtë, për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal. Dy çmime i fitoi edhe filmi “Luani”, për skenarin më të mirë të përshtatur dhe aktorin më të mirë në rol dytësor. Në listën e triumfuesve u përfshi edhe filmi “Home” (Shtëpia”, i realizuar si bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili rrëmbeu çmimin për filmin më të mirë të shkurtër. Filmi bën fjalë për një familje që gjendet në rrethana te njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes, ndërsa pjesë e ekipit realizues ishin Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina e të tjerë. Xhirimet janë kryer në Kosovë.

Sicred