KRYEFAQJA » LAJME » “La gazzetta dello sport”, “Itali – Shqipëri, fqinjë, miq, rivalë”
"La gazzetta dello sport", "Itali - Shqipëri, fqinjë, miq, rivalë"

“La gazzetta dello sport”, “Itali – Shqipëri, fqinjë, miq, rivalë”

Prestigjozja italiane, “La gazzetta dello sport”  i ka kushtuar një artikull kryesor ndeshjes Itali-Shqipëri, duke vënë në dukje jo vetëm futbollin, por edhe marrëdhëniet midis dy popujve. Itali-Shqipëri, e programuar për t’u luajtur të premten më 24 mars në Palermo, nuk do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. Jo vetëm se luhet për të siguruar vendin e parë në grupin G, por edhe sepse në drejtim të skuadrës shqiptare ndodhet një trajner italian si Xhani de Biazi. Në kryeartikull, gazetari Luca Bianchin tregon historinë e një marrëdhënie speciale që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë histori, 1991 është viti kyç. Kur nga muaji mars e deri në gusht, mijëra shqiptarë mbërritën në brigjet e Puglias e Barit me anije. Në kërkim të një jete më të mirë, të gjithë u ngujuan në Stadiumin “Fitorja”, për ditë me radhë. Në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe bota po ndryshonte. Pastaj në futboll, në vitin 2000, Erjon Bogdani nënshkruan me Rexhinën. Për t’u ndjekur nga të tjerë si: Tare, Cana, Hetemaj, Berisha, Hysaj, Manaj, Ajeti, Strakosha. Ndërsa tani në 2017 është kanë ndryshuar shumë gjëra. Bëhet fjalë për një provë integriteti. Itali-Shqipëri, miqësorja e luajtur në Xhenova, çertifikoi se kohët kanë ndryshuar. Kur 25 mijë tifozë shqiptarë kënduan himnin italian dhe Tare tha se për të kjo ishte gjëja më e bukur që kishte parë. Të gjithë presin që një shfaqje e bukur futbolli dhe miqësie të tregohet edhe në Palermo.

Sicred