KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi voton strukturat mbeshtetese te “Vetingut”
PS-reforma zgjedhore sipas paktit të 18 Majit

Kuvendi voton strukturat mbeshtetese te “Vetingut”

Parlamenti shqiptar votoi ngritjen e strukturave mbështetëse për 3 institucionet e “Vettingut” dhe rrëzoi përfundimisht ligjin e importit të mbetjeve.
Debati parlamentar përfundoi rreth orës 2.30 te mëngjesit të së premtes dhe shënoi qëndrime të ndryshme politike për disa çështje mjaft të ndjeshme.
Shumica dhe pakica u ndanë për mënyrën sesi duhet të funksionojnë strukturat ndihmëse të “Vettingut”.
Opozita e djathtë PD, por edhe ajo e majtë LSI, akuzuan qeverinë se po tkurr mbeshtetjen për organet e reja që do të kontrollojnë gjyqësorin, me qëllim mbajtjen nën presion të procesit të Vettingut.
Ndërsa qeveria e zotit Rama argumentoi se akuzat e opozitës janë të pabaza. Zoti Rama tha gjatë debatit për Vettingun se është bërë një analizë e hollësishme ku janë marrë konsultime më shumë institucione paralele dhe numri i punonjësve që u vihen në dispozicion organeve të reja është i mjaftueshëm dhe cilësor.
Pas debatit maratonë dhe replikave mes zotit Basha dhe zotit Rama, parlamenti votoi me votat e shumicës strukturat e reja ndihmëse duke mbrojtur variantin e propozuar nga shumica qeverisëse.
Çështja e dytë delikate për të cilën parlamenti votoi në orët e para të mengjesit ishte ndalimi i importit të mbetjeve. Deputetet votuan pas shumë muajsh dekretin e ish Presidentit Nishani, që e kishte kthyer mbrapsht ligjin që lejon importin e lëndës për përpunimin e mbetjeve.
Ajo që u vu re në votim ishte se opozita votoi pro dekretit, ndërsa shumica abstenoi.
Por në të dyja rastet parlamenti rrëzoi egzistencën e ligjit të mbetjeve duke e shuar debatin e gjatë që ngjalli kjo çështje.

Sicred