KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi përshpejton “Vettingun”, jo aplikim të ri

Kuvendi përshpejton “Vettingun”, jo aplikim të ri

Kuvendi bëri të enjten një përpjekje tjetër për të përshpejtuar zbatimin e reformës në drejtësi. Me një projektvendim u shfuqizua akti i dhjetë ditëve më parë, i cili rihapte garën për aplikime për organet e vettingut. Tanimë, sipas vendimit të ri të parlamentit të votuar me 74 vota, tek avokati i popullit do të ketë vetëm plotësim të dokumentacionit nga kandidatët që nuk i plotësonin kriteret formale. Burimet tregojnë se një ditë më parë avokati i popullit i ka dërguar një letër kuvendit ku mendohet se është kërkuar sqarim për pozicionin e këtij institucioni nëse do të hapej edhe një herë gara për aplikime. Vendimi i Kuvendit tanimë duket se përshpejton proçesin e nëse dorëzimi i dokumenteve shtesë nga kandidatët që janë filtruar edhe nga ndërkombëtarët do të shkoje mirë, atëherë në fund të javës së ardhshme do ti takoje Kuvendit të nise proçedurat për ngritjen e komisioneve të Vettingut.

Sicred