KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi nis nesër punimet

Kuvendi nis nesër punimet

Siç është paracaktuar në Kushtetutë të hënën e tretë të Janarit parlameti hap dyert për të nisur sesionin e dimrit, i cili shënon edhe muajt e fundit të mandatit të kësaj legjislature. Kryetari i Kuvendit ka thirrur bazuar në kushtetutë seancën e parë plenare që do të nise në orën 17 të hënën pasdite me një rend dite të thjeshtë. Përveç miratimit të programit të punimeve, në Kuvend do të njoftohet edhe kalendari sipas të cilit do të raportojnë drejtuesit e organeve të pavaruara kushtetuese që zgjidhen nga Kuvendi.

Si çdo vit Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, Inspektori i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Konkurencës etj do të raportojnë për rezultatet e punës që kanë shënuar gjatë vitit 2016. Por pjesa më e vështirë e këtij sesioni të ri do të jetë hartimi i ligjit të zgjedhjeve, plotësimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, zgjedhja e presidentit të ri të republikës, çka do të kërkojnë përpjekje intensive për të siguruar konsensus mes shumicës dhe opozitës.

 

Sicred