KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kuvendi miraton në parim buxhetin 2018

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2018

Pas 16 orë diskutimesh, kuvendi i shqipërisë miratoi në parim me votat e mazhorancës buxhetin dhe paketën fiskale të 2018. “Buxheti i vitit 2018 është jo vetëm buxheti më i madh por dhe buxheti më i përgjegjshëm në historinë e vendit tonë. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, kemi dhe një opozitë që ka hequr dorë tërësisht nga beteja politike kundër buxhetit dhe paraqitjes së disa propozimeve alternative ndaj buxhetit të propozuar nga qeveria” theksoi deputeti socialist Taulant Balla.  Në emër të grupit parlamentar demokrat, deputetja Jorida Tabaku argumentoi se përse demokratët janë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm. “Në ktë buxhet fatkeqësisht vendoset një pikpyetje shumë e madhe për ecurine ekonomike për vitin e ardhshëm. Në qoftëse do sillni një buxhet që mendon për shumicën e qytetarëve e keni votën tonë. Me ktë buxhet që mendon për ju, për një pakicë qytetarësh Partia Demokratike voton kundër”. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishte kundër buxhetit dhe paketës fiskale. Në emër të grupit foli Petrit Vasili. Ndërsa Petrit Vasili tha se “kjo është një provë tjetër sesi familja shqiprae do të jetë më e shpërbërë, më me konflikte, sesi mijëra fëmijë shqiptare do të dëgjojnë prindërit e tyre tek konfliktuohen për të realizuar ekonominë e tyre të përditshme familjare. Dhe në fund të fundit me pak fjalë ishte një buxhet kundër familjes”. Bashkë me buxhetin, kuvendi miratoi në parim edhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm, në të cilën parashikohet rritja e akcizës së cigareve, përfshirja në skemën e tvsh-së së 11 mijë biznese të vogla me xhiro nga 2 në 5 milion lekë, ndryshim i taksës së pasurisë nga një taksim fiks tek vlera e tregut si dhe një sërë lehtësirash për sektorin e turizmit, IT dhe atë të peshkimit.

Sicred