KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi-Kod Etike kundër deputetëve të inkriminuar

Kuvendi-Kod Etike kundër deputetëve të inkriminuar

Një grup deputetetësh që do të përfaqësojnë shumicën dhe opozitën do të hartojnë disa propozime ligjore, për të ashtuquajturin Kod Etike të parlamentit. Taulant Balla në emër të socialistëve pak ditë më parë, publikoi nismën e shumicës, duke dorëzuar një projekt që parashikohet të kthehet në kod sjellje për njerëzit e veshur me imunitet parlamentar. Por opozita kërkon që Kodi i Etikës të ndërtoje mekanizma që do t’i detyrojnë deputetët e inkriminuar, apo ata që kanë përfituar fonde publike të dorëzojnë mandatin. “Deputetët që kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqerore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen dhe të lënë mandatin.Duhet të jetë një tërësi rregullash i cili duhet të analizoje situatën në të cilën ndodhet, të pastroje parlamentin nga kto dukuri, jo vetëm ato që janë me krimin siç thatë ju por edhe për çështjet e etikës. Dhe duhet të parashikoje që përveç rregullave por edhe mënyrën dhe funksionimin për ta bërë efektiv ktë çështje.Pra ngritjen edhe të institucionit që do ta bëje ktë të mundur argimin e këtyre deputetëve, dhe jo për ta lënë ktë në vullnetin e një mazhorance ”tha deputeti i PD Eduard Halimi. I gjithë projekti ligjor pritet të jetë gati në fillim të muajit nëntor.

Sicred