KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e jashtëzakonshme me të vetmin rend dite, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mandatoi Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë. Seanca do të nisë punimet pasdite në ora 16:00. Vendimi për seancë të jashtëzakonshme u mor një ditë më parë në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Ramush Haradinaj pritet që sot të prezantojë ekipin e tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës. Por, partneri qeverisës nga radhët e komuniteteve, Lista Serbe aktualisht ndodhet në Beograd për udhëzimet e fundit rreth pjesëmarrjes në ekzekutivin kosovar.