KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë. Kërkesa e 43 deputetëve për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme është paraqitur nga kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, sipas të cilit ndalimi i Haradinajt jo vetëm është i papranueshëm por cilësohet edhe si një sulm ndaj shtetit të Kosovës. “Është i papranueshëm ekstradimi i Haradinajt në Serbi, ngase është dëshmuar dy herë edhe në Hagë. Vendimi për të mbajtur në paragburgim është i papranueshëm. Ne nuk kemi dalur këtu me rekomandime, por në fund do të dal me rekomandime”, tha Lekaj.
Zoti Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia. Ndalimi i tij ka provokuar një tension të ri në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, dhe një reagim jo vetëm të autoriteteve të Kosovës, por edhe Shqipërisë. Zoti Haradinaj pritet të dali në gjyq në Gjykatën e Kolmarit në Francë ditën e enjte. Avokati i tij thotë se ka shpresë që kreu i AAK të lirohet.

Sicred